Serbia vazhdon të mbajë gjallë fuqishëm strukturat dhe njerëzit e saj në Kosovë, në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Brukselit.
Në ditën e fundit të vitit 2014 kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka marrë vendim për ndërrimin e disa kryetarëve të komunave ilegale, që në vendim quhen “organet e përkohshme në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, transmeton Koha.net.
Kështu, në Shtërpcë kryetari aktual i dalë nga zgjedhjet e Kosovës, Bratislav Nikoliq do ta zëvendësojë në krye të komunës paralele Ivan Rexhiqin e deritashëm.
Vendimi i njëjtë për komunën e njëjtë e zëvendëson Marjan Gjorgjeviqin me Dragan Vlekoviqin dhe Nenad Filipoviqin me Dragan Rexhiqin si pjesë e udhëheqësisë.
Vendimi është shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë.
Nikoliq e fitoi një mandat të ri në krye të Shtërpcës në balotazh me Rexhiqin në zgjedhjet lokale 2013.
No comments:
Post a Comment