Vitin e ri katër familje imigrantësh ilegalë e kanë kaluar në një kishë, në qytetin Châteauroux në Francën qendrore.
Organizata lokale fetare, “Le Secours catholique “, i ka strehuar kosovarët në kishë, raporton Koha.net. Atyre u është dhënë ushqim dhe pije.
“Këto familje kanë mbërritur në Francë më 9 dhjetor. Gati çdo ditë kemi nga 4 familje që mbërrijnë këtu”, thotë Jeannine, një vullnetare e organizatës.
Një 16 vjeçare tregon se është nga Ferizaj dhe ka ardhur bashkë me familjen deri në Francë nëpërmjet një makine, të organizuar nga trafikantët.
Një çift i ri kosovar që është aty me dy fëmijët, thotë se kanë mbërritur deri në Châteauroux nëpërmjet një kamioni.
Kisha lokale ka bërë thirrje që kushdo që mundet të ndihmojë familjet kosovare, të cilat shpresojnë të marrin azil në Francë.
No comments:
Post a Comment