Njerëzit nga e gjithë bota, sidomos amerikanët, mendojnë se ngjarjet në filmin “Taken” ndodhin edhe në jetën reale dhe shumica nuk e duan më Evropën si destinacion për udhëtime.
Vetë aktori Liam Neeson ka treguar në një shou se ai ka pranuar letra nga një profesor në Texas, duke i treguar se 40 nga 60 nxënësit që janë zgjedhur të shkojnë në vizitë në Evropë me shkollën, kanë hequr dorë nga udhëtimi.
Kjo pasi prindërit e tyre kanë parë të dy pjesët e filmit “Taken” dhe mendojnë se ndodhin kidnapimet si në film, transmeton Koha.
Vitin tjetër profesori ka dashur t’i dërgojë 20 nxënësit tjerë dhe historia e njëjtë është përsëritur edhe me prindërit e tyre, pasi edhe ata e kanë parë filmin.
Filmi ka të bëjë me rrëmbimet që i bëjnë familjes së personazhit të Neeson kur vijnë në Evropë, e rrëmbimet bëhen pikërisht nga shqiptarët.
Vazhdimi i tretë i filmit “Taken” do ketë premierën këtë muaj.
No comments:
Post a Comment