Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka bërë me dije se brenda kësaj partie është diskutuar për çështjen e zëvendësministrave, por ende nuk kanë vendosur për emrat e tyre. Ai ka thënë se këtë jave pritet të vendoset në parti për emrat e zëvendësministrave.
Edhe në PDK jozyrtarisht thonë se brenda kësaj jave do të dalin me emrat e zëvendësministrave.
Kurse analisti politik Artan Muhaxhiri ka thënë se janë krejtësisht të paarsyeshme vonesat për emërimin e zëvendësministrave.
“Kjo vonesë është krejtësisht e paarsyeshme sepse nga e kaluara dihet se zëvendësministrat nuk kanë ndonjë peshë të madhe vendimmarrëse, pasi postet e tilla shërbejnë vetëm për sistematizimin e individëve të partisë”.
“Prandaj, kjo vonesë më duket absurde sepse deri tani është dashur që ky proces të përfundojë”, është shprehur Muhaxhiri.
No comments:
Post a Comment