Për nëntë muajt e vitit të kaluar (janar – shtator), 18.840 qytetarë nga Serbia kanë kërkuar azil në BE, kurse për të njëjtën periudhë nga Kosova kanë kërkuar azil 11.610 qytetarë, tregojnë të dhënat zyrtare të BE-së.
Sipas zyrës së statistikave të BE-së “Eurostat”, e cila çdo tre muaj publikon raportin e azilkërkuesve në BE, që vijnë nga të gjitha shtetet e botës, tregohet se Serbia për çdo vit është më lart se Kosova me numrin e azilkërkuesve, e cila renditet menjëherë pas Sirisë dhe Afganistanit./zeri/
No comments:
Post a Comment