Wednesday, December 17, 2014

Vetura e Qeverisë bllokon rrugën për 30 minuta

Një veturë zyrtare e Qeverisë së Kosovës ka bllokuar për rreth 30 minuta rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.
Vetura që mbante tabelat 3Z, është parkuar në vendin e gabuar, gjë që ka bërë të bllokojë komplet rrugën. Kjo ka ndodhur sot gjatë orës 15:00.
Qytetarët janë shfaqur të irrituar, përderisa njëri prej tyre, ka thënë për KosovaPress ta ketë lajmëruar edhe policinë.

No comments:

Post a Comment