Wednesday, December 17, 2014

Mbyllet shërbimi i terminëve për viza në Ambasadën e Gjermanisë

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka mbyllur shërbimin për terminët për viza. Deri tash nuk ka sajë njoftim nga Ambasada për këtë.
Ky shërbim është ndërprerë para disa ditësh dhe kjo mund të verifikohet edhe në ueb faqen zyrtare të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.
Shërbimi i tillë në këtë Ambasadë, nga data 01.02.2013, për të gjitha llojet e kërkesave për vizë, është bërë në mënyrë elektronike në internet.
Në linkun e Ambasadës ku qytetarëve i mundësohet të rezervojnë terminët për t’u pajisur me viza për të udhëtuar në Gjermani, tani është e pamundur të bëhet kjo.
Gazetari i portali “Infokusi” ka qenë të ndërtesa e Ambasadës Gjermani ku ka kuptuar nga disa qytetarë dhe nga punonjës të agjencive turistike se ky shërbim është ndërpre ditë me parë.
Sipas informatave qe janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Ambasadës, terminët e rezervuara janë deri në datën 10.03.2015. /Infokusi/

No comments:

Post a Comment