Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, lidhur me formimin e Qeverisë së re së Republikës së Kosovës ka vlerësuar se beson që kjo qeveri do të vazhdojë të kontribuojë në përpjekjet për realizimin e normalitetit rajonal.
Si rezultat i marrëveshjes së arritur ndërmjet partisë së parë dhe të dytë me më së shumti vota në zgjedhjet e përgjithshme së datës 8 qershor 2014, respektivisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) si dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pritëm me kënaqësi zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit në seancën e 8 dhjetor 2014 si dhe formimin dhe miratimin e Qeverisë se re në seancën e 9 dhjetor 2014 të Kuvendit të Kosovës. I Urojmë suksese Qeverisë së re”, thuhet në urimin e Ambasadës së Turqisë në Kosovë.
Me këtë rast, është shtuar se Turqia beson që ndër tjerash, institucionet e reja të Kosovës, do t’i
kushtojnë rëndësi të veçantë procesit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe vazhdimit të punimeve që do të realizohen në aspektin e zgjedhjes së problemeve rajonale me dialog.
“Urojmë që Qeveria e re e Kosovës të përshpejtojë përpjekjet në drejtimin e arritjes së integrimit të shtetit me instutucionet Evropiane”, thuhet më tej në urim.
Turqia mendon që përbërja shumë etnike, shumë kulturore dhe demokratike e Republikës së Kosovës, është thelbësore në aspeketin e qëndrueshmërisë së paqës dhe stabilitetit rajonal.
“Në këtë kronizë, ndjejmë kënaqësi të veçantë më përfshirjen e përfaqësuesëve të komunitetit turk në Kosovë në përbërjen e Qeverisë së re. Turqia do të vazhdojë të qëndroj afër popullit mik dhe vëlla të Kosovës dhe të përkrahë Kosovën në çdo fushë”, përfundon urimi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë.
kushtojnë rëndësi të veçantë procesit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe vazhdimit të punimeve që do të realizohen në aspektin e zgjedhjes së problemeve rajonale me dialog.

No comments:
Post a Comment