Wednesday, December 24, 2014

Sonte festohet Nata e Kërshëndellave

Zyra e Ipeshkvisë së Kosovës njofton se në orën 24:00 në Katedralen “Nënë Tereza” mbahet mesha e natës së Krishtlindjes, dhe Meshës do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Në katedrale, 30 minuta më herët do të mbahet Koncert Klasik i Kërshëndellave me qëllime humanitare, ndërkaq prej orës 18:00 deri në orën 20:00 do të ketë pritje solemne me rastin e Festës së Kërshëndellave në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales.
Programi i Krishtlindjes në katedralen “Nënë Terezë” në Prishtinë
24 dhjetor
Ora 18:00 – 20:00 Pritje solemne me rastin e Festës së Kërshëndellave në Rezidencën e Ipeshkvisë
Ora 23:30 Koncert klasik në katedralen “Nënë Terezë”, Prishtinë.
Ora 24:00 Mesha e natës së Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza” Prishtinë. Meshës i prinë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
25 dhjetor
Ora 11:00 Mesha e Krishtlindjes në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.
Ora 18:00: Mesha e Krishtlindjes në Kishën Shën Ndou në Ulpianë, Prishtinë.

No comments:

Post a Comment