Udhëheqësi i Sekretariatit të Komisionit shtetëror për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e fundit, Faik Fazliu, ka bërë me dije se 98.5 për qind e këtij procesi ka përfunduar.
Ai ka treguar se kanë mbetur për t’u verifikuar vetëm edhe rreth pesë mijë aplikacione, shkruan “Epoka e re”.
Sipas tij, ky proces do të përmbyllet shumë shpejt dhe listat përfundimtare do të publikohen më së largu kah mesi i janarit të vitit të ardhshëm.
No comments:
Post a Comment