Wednesday, December 24, 2014

Minxhozi: Ta rrisim edhe më shumë bashkëpunimin

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë se Shqipëria pret ta vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë e re në aspektin ekonomik dhe në atë politik.
Ai ka thënë se u bë mirë që pas gjashtë muajve bllokadë, Kosova arriti t’i formojë institucionet.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Minxhozi vlerësoi se tashmë Kosova ka një koalicion të gjerë, PDK-LDK, nga i cili pritet për t’u parë se cili është vullneti dhe profesionalizmi i tyre. Ai ka shtuar se opozita duhet të jetë roje e gabimeve që bëjnë qeveritë. 
Ndërkaq, duke folur për bashkëpunimin tregtar Kosovë-Shqipëri, Minxhozi bëri me dije se ka rritje të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.
Ai e ka vlerësuar interesante idenë për ndërtimin e një linje hekurudhore Prishtinë-Durrës.

No comments:

Post a Comment