Wednesday, December 24, 2014

Subotica, Kosova në miniaturë

Subotica është shndërruar në një Kosovë në miniaturë. Banorët lokalë madje kanë filluar të ironizojnë, duke thënë se ‘nëse nuk di shqip mund të humbësh në Paliç’, shumica e të cilëve janë pjesëtarë të komunitetit hungarez.
Paliç është qyteza më e afërt kufitare me Hungarinë, nga e cila qindra kosovarë në ditë nisin rrugën për kalim ilegal të kufirit dhe për t’ia mësyrë më pas shteteve të ndryshme të Evropës.
Gazeta “Zëri” javën që lamë pas ka realizuar një reportazh hulumtues në Paliç, ku ka zbuluar se grupe trafikantësh nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe pjesë tjera të Serbisë, ka disa muaj që janë bërë bashkë në këtë vend, ku po zhvillohet biznes i hatashëm ilegal. /Zëri/

No comments:

Post a Comment