Shqiptari nga Kosova, Vesel Fuga punon prej disa vitesh në kopshtari në lokalitetin Bitz. Pas prishjes së kurorës me një shtetase gjermane, para dy vitesh, atij i është kërkuar ta lëshojë Gjermaninë. Por, shefi i Veselit, gjermani Jochen Thomann ka vendosur të luftojë deri në fund për ta mbajtur këtu punëtorin e tij më të mirë dhe shokun. Ai tashmë ka bërë disa ankesa nëpër gjykata shkallësh të ndryshme.
Së fundi Thomann i ka mbështetur shpresat te komisioni për peticione, i cili, shpreson ai, do t`ia japë të drejtën e qëndrimit në Gjermani punëtorit të tij të pazëvendësueshëm.
"Vendimi deri më tash është shtyrë disa herë. Por kësaj here do të na sillet vendimi me postë, të premten"; thotë Thomann për mediet lokale.
Nëse edhe komisioni vendos kundër Vesel Fugës, shefi i tij do të ankohet edhe në komisionin për raste të rënda për të huajt. "Fuga ndodhet nën një presion të madh psikik. Por unë mendoj se shanset i kemi të mira", thotë Jochen Thomann. /Albinfo.ch

No comments:
Post a Comment