Pasi Rusia njoftoi se ndërprerjen e projektit për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha e Jugut” (South Stream), Evropa e ka kthyer vëmendjen nga Kaspiku.
Pavarësisht shqetësimit të vendeve të Evropës Lindore, të cilat janë të varura nga gazi natyror i Rusisë, Bashkimi Evropian shpreson tek projekti TANAP-TAP.
Zv.Komisioneri i Bashkimit Evropian për Energjinë, Maros Sefcoviç tha se në vitin 2019 burimet e Kaspikut do të arrijnë në Evropë.
Zv.Komisioneri i Bashkimit Evropian për Energjinë, Maros Sefcoviç u takua në një drekë pune me ministrat e energjetikës së vendeve nga do të kalonte projekti i gazsjellësit “Rrjedha e Jugut” (South Stream).
Ministrat nga Bullgaria, Greqia, Hungaria, Austria, Kroacia, Italia dhe Rumania shpjeguan se si ndikohet ekonomia e vendeve të tyre nga kriza aktuale.
Ndërkaq pasi Rusia njoftoi se projekti i saj për gazsjellësin “Rrjedha e Jugut” (South Stream) do të ndërpritej, Evropa e ka kthyer vëmendjen nga Kaspiku, konkretisht nga projekti TANAP-TAP që do të kalojë nga Turqia.
Ndërkaq nga Rusia erdhi deklarata se pavarësisht projektit të ndërprerë, nëpërmjet Turqisë ajo mund të dërgojnë gaz natyror drejt Evropës Lindore dhe Qendrore.
Bashkimi Evropian del kundër përdorimit të të njëjtës firmë për furnizimin dhe administrimin e tubacioneve të gazit natyror nga aspekti i sigurisë së energjisë. Kurse gjigandi rus i energjetikës, Gazprom nuk heq dorë nga e drejta e linjës së tubacionit.

No comments:
Post a Comment