Thursday, December 11, 2014

Serbia e gatshme të hap kapitullin për Kosovën

Kryenegociatorja e Serbisë me BE-në, Tanja Mishçeviq, tha se shteti serb është i gatshëm të hap bisedimet rreth kapitujve me BE-në, përfshirë edhe kapitullin e 35-të të Kosovës.
“Për fat të keq, në këtë kohë, ende nuk dimë shumë. Kjo nuk është shkaku se askush nuk po dëshiron të na informojë, por nuk ka asnjë diskutim rreth këtyre temave në Bashkimin Evropian", u tha gazetarëve në Beograd, Mishçeviq, transmeton Telegrafi.
Duke folur për Marrëveshjen e Brukselit, Mishçeviq, tha se ka tendenca të harrohen gjërat që janë nënshkruar.
"Në mënyrë të përsëritur e themi se kushti kryesor për normalizim apo vazhdim të bisedimeve, si në Beograd ashtu edhe Prishtinë, është zbatimi i çdo gjëje që është rënë dakord në marrëveshjen e Brukselit", përfundoi Mishçeviq.

No comments:

Post a Comment