Kjo pasi Express mëson se rektori i UP'së, Ramadan Zejnullahu ka marrë vendim që këta profesorë të largohen nga lista e pagave si staf i rregullt i UP'së.
Vendimi i marrë sot, vlen për të gjithë profesorët e universitetit të cilët krahas ligjërimit në UP kryejnë edhe angazhime tjera politike dhe për rektorët e universiteteve tjera publike në vend.
Kështu tash e tutje këta profesorë konsiderohen vetëm si bashkëpunëtor të jashtëm-të angazhuar në UP dhe rrjedhimisht janë hequr nga lista e pagave të universitetit.
Ky vendim do të vlejë edhe për kreun e gjykatës kushtetuese, Enver Hasani.
Express ka provuar të marrë konfirmim dhe përgjigje nga rektorati në lidhje me këtë vendim, mirëpo ata nuk janë përgjigjur në pyetjet tona të cilët ua kemi dërguar ne email.

No comments:
Post a Comment