Wednesday, December 10, 2014

Besnik Tahiri vajton VLAN’in, por është i bindur se Qeveria Mustafa do të bie shpejtë

Anëtari I Kryesisë së AAK’së Besnik Tahiri ka thënë se projekti I VLAN u shkatërruar për interesa afatëshkurtëra. Ai po ashtu thekson se është e papranueshme që Qeveria e re është shumë e madhe. Por ai është I bindur se ajo do të bie shpejtë

Ja postimi i plotë i Tahirit
Për një interes shumë afatshkurtër, u shkatërrua një projekt politik afatgjatë!
Është e papranueshme që vendi më i varfër në Europe të ketë kabinetit qeveritar më të madh.
Kuantiteti nuk siguron kualitet.
Megjithatë, Edhe pse janë stabil në numra, janë të dobët në popullaritet, nuk do ta kenë gjatë!

No comments:

Post a Comment