Tuesday, December 9, 2014

Përfundimisht, Enver Hoxhaj mbetet jashtë Qeverisë

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Enver Hoxhaj përfundimisht do të mbetet jashtë Qeverisë së Isa Mustafës.

Dy net më parë, atij i ishte caktuar posti i Ministrit për Dialog, por më pas gjërat shkuan në dëm të tij.
Burime të Gazetës Express thanë se kishte një presion ndërkombëtar që dialogu edhe më tutje të mbetet në duart e Edita Tahirit, çka edhe kishte shtyrë Hashim Thaçin që t’ia heq Enver Hoxhajt emrin nga lista e ministrave.
Ndryshe, Hoxhaj iu ka ikur këto ditë gazetarëve dhe e vetmja deklaratë që ka dhënë deri më tash ka qenë ajo se “unë do të mbes një profesor i mirë”.

No comments:

Post a Comment