Kongresi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka shqyrtuar kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) për anëtarësim me të drejta të plota. Dhe, me asnjë votë kundër, KOK u bë anëtare e re e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Duke arsyetuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim të plotë, Pierre Miro tha se Kosova është një vend i sportit.
“Kosova është një vend real i sportit me një strukturë reale të sportit, me 34 federata 8 nga të cilat janë të pranuara ndërkombëtarisht me status të plotë dhe 4 me status të pjesshëm”, tha Miro.
Pranim i KOK në IOC i mundëson sportistëve kosovarë të marrin pjesë në kualifikimet për Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe në edicionet e ardhshme të Lojërave Olimpike.
No comments:
Post a Comment