Grupi parlamentar i LDK-së do t’i ketë së paku dy vota mangu në seancën e sotme parlamentare në të cilën pritet të zgjidhet qeveria e Kosovës me kryeministër Isa Mustafën. Ata janë Anton Quni i cili nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare dhe Adem Salihaj i cili ka deklaruar haptas se do të votojë kundër koalicionit me PDK-në.
Të kontaktuar nga Botapress, deputeti Anton Quni ka thënë se “nuk do të marrë pjesë në seancë” ndërkaq Adem Salihaj është përgjigjur se “Nuk do ta votoj qeverinë!”
Ndërkaq deputetët e tjerë “të rebeluar” të cilët kanë votuar kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, nuk u janë përgjigjur pyetjes tonë përmes thirrjeve telefonike.

No comments:
Post a Comment