Thursday, December 11, 2014

Nis kontrabanda me deputetë, LDK merr dy të minoriteteve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot pjesë e grupit të tyre parlamentar do të bëhen edhe dy deputetë minoritar, Veton Berisha dhe Etem Arifi.

Veton Berisha është deputet i Partisë Liberale Egjiptiane, ndërsa, Etem Arifi është i Partisë së Ashkalive për Integrim.
“Sot, më 11. 12. 2014, në orën 15:30, Grupit Parlamentarë të LDK-së i bashkangjiten deputetet nga PLE Veton Berisha dhe PAI Etem Arifi. Konferenca do të mbahet në Grupin Parlamentarë të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK’së.

No comments:

Post a Comment