Prioritet i qeverisë së re duhet të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kështu pohoi shefi i seksionit politik, ekonomik dhe integrimit në BE-së, Thomas Gnocchi, në një debat të organizuar nga Lëvizja "Fol".
Në këtë debat të organizuar nga “Fol” u diskutua për korrupsionin dhe sundimin e ligjit në Kosovë, bazuar në Raportin e Progresit.
“Nga qeveria e re presim rezultate reale në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto janë çështje kritike. Është çështje e vullnetit politik për t’i luftuar këto dukuri. Kjo është ajo që pritet nga qeveria e re", tha ndër të tjera Gnocchi.
No comments:
Post a Comment