Thursday, December 11, 2014

Mbyti foshnjën me jastëk, nëna rrezikon 35 vite burg

Nëna e re që mbyti foshnjën e saj rrezikon 35 vite burg. Ky dënim u kërkua nga Prokuroria e krimeve të Rënda për 24-vjeçare Oriola Lleshi nga fshati Kuturman i Librazhdit.

E reja pranoi se mbyti me jastëk foshnjën 6-javësh , të cilin pranoi se e kishte nga një lidhje jashtëmartesore. Ngjarja ndodhi me 29 prill të këtij viti, një muaj e gjysmë pas lindjes së fëmijës së seksit mashkull. Pas kërkesës së organit të akuzës, 24-vjeçarja rrezikon deri në 35 vite burgim, pasi gratë përjashtohen nga dënimi maksimal për këto krime, dënim i cili është burgim i përjetshëm.
Shkak për vrasjen e foshnjës ishte bërë konflikti mes gruas dhe familjes së burrit të saj, ndërsa ishte zbuluar se fëmijën ajo nuk e kishte me bashkëshortin, por me një kushëri të këtij të fundit, fqinj me familjen e bashkëshortit. Nga hetimi tetë mujor i kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, rezultoi se 26-vjeçarja e ka kryer krimin për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshortin dhe prindërit e tij, pas dyshimeve për atësinë e fëmijës.

No comments:

Post a Comment