Në një intervistë për Reuters, ka thënë se do t'i ulë taksat për disa biznese dhe do t'i pezullojë ato për disa biznese që krijojnë vende të reja pune.
Ai ka thënë se rritja e pagave për 25 për qind, që e kishte premtuar Hashim Thaçi, është e pamundur.
“Do t'i rrisim pagat në linjë me rritjen ekonomike”, ka thënë ai, transmeton Express. Ekonomia e Kosovës parashikohet të rritet 3.5 për qind këtë vit, ndërsa 4.1 për qind më 2015, rikujton Reuters.
Mustafa ka thënë se Autostrada Prishtinë - Shkup, e cila kushton 600 milionë euro, është e shtrenjtë, por ka theksuar se ai me gjasë nuk mund ta ndalë atë.
“Kjo është një kohë e vështirë për ne, për t'i shpenzuar gjithë ato para në autostradë, por është fakt që kontrata është nënshkruar”, ka thënë ai, për Reuters, transmeton Express.
Kreu i ri i Qeverisë ka refuzuar të japë shifra, por ka thënë se do t'i shkurtojë taksat për bizneset e vogla dhe të mesme dhe t'i pezullojë taksat për 2- 3 deri në 5 vjet për firma që krijojnë vende pune. Sipas tij, disave do t'u ofrohen prona shtetërore.
Mustafa ka thënë se planifikon të bisedojmë FMN’në për të rritur limitin për huamarrje nga jashtë.
Shefi i ri i ekzekutivit ka thënë se do të kërkojë miratimin e buxhetit të cilin e ka përgatitur qeveria e Thaçit, ndërsa brenda disa muajsh sipas tij buxheti do të rishikohet.
“Ekonomia është problemi kryesor”, ka thënë ai. “Mund ta mposhtim çdo gjë nëse kemi zhvillim ekonomik”, ka thënë Mustafa,

No comments:
Post a Comment