Kështu bënë të ditur Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e cila përmes një njoftimi thotë se ta kenë mbajtur takimin e radhës së kolegjiumit të kryesuesve të kuvendeve të komunave.
Me këtë rritje, Bunjaku – Rexhepi, thotë se kjo do prodhoj seriozitet edhe më të madh nga ana e anëtarëve të kuvendeve.
“Ne si kryesues të kuvendeve të komunave kemi kërkuar edhe më herët që mëditjet e anëtarëve të Kuvendit të rriten edhe për bazën që e kanë tani dhe unë mendoj që kjo patjetër duhet të ndodhë në mënyrë që Kuvendi të ketë më tepër seriozitet dhe të japin kontribut më tepër anëtarët e tij sepse kur ata e marrin një mëditje më të madhe, besoj që edhe më seriozisht punojnë që punët në komuna të ecin përpara”, ka thënë zonja Bunjaku Rexhepi.
“Kjo mëditje shtesë që ne kemi kërkuar nuk është e mjaftueshme, por duke e ditur që pjesa më e madhe e anëtarëve të Kuvendit punojnë edhe punë tjera, mënyra e vetme është që kjo kërkesë të hasë në mirëkuptim në institucionet kompetente dhe kjo bazë të rritet për 100 euro”, shtoi Bunjaku.
- See more at: http://kosovapress.com/sq/nacionale/asamblistet-e-komunave-kerkojne-tu-rritet-meditja-30876/#sthash.hq6a384L.dpuf

No comments:
Post a Comment