Sot presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer, po qëndron në Kosovë i cili ka dhënë kontribut të madh në procesin e ndërkombëtarizimit, jo vetë të xhudos, por sportit kosovar në përgjithësi.
Miku i madh i sportit kosovar gjatë qëndrimit në Kosovë e shpalli Majlinda Kelmendin xhudisten më të mirë në botë, jo vetëm për kategorinë e saj, por në të gjitha kategoritë të këtij sporti.
Në një ceremoni në Hotel Sirius i dorëzoi Majlinda Klemendit dekoratë si më e mira e rruzullit
Me këtë rast Vizer i ka dorëzuar edhe çekun në vlerë prej 50 mijë dollarëve.

No comments:
Post a Comment