Monday, December 15, 2014

Pengmarrja në Sydney: Policia përgatit rrethim të gjerë [FOTO | VIDEO]

Policia australiane zotohet se do ta mbajë të bllokuar qendrën e Sydney’t për aq kohë sa iu nevojitet për ta arritur qëllimin e tyre. Ata thonë se më e rëndësishmja tani është që t’i nxjerrin pengjet të padëmtuar nga kafeteria ku po mbahen nja një person, i cili në dritare ka vënë një flamr islamik

Negociatat me pengmarrësin po vazhdojnë, pohon policia, ndërsa thonë se pengmarrësi është i njohur për ta.
Një flamur i zi islamik me mesazhin “Nuk ka tjetër zot përveç Allahut, dhe Muhammedi është i dërguari i tij”, i cili përdoret nga terroristët islamikë në mbarë botën, është vendosur në dritaren e Lindt Caffe’së, ndërsa numri i saktë i pengjeve që gjenden brenda ende nuk dihet, shkruan BBC, përcjell Express.
Deri më tani pesë persona janë arratisur nga kafeteria, e cila gjendet në Martin Place, i cili njihet si distrikti financiar ku ka non-stop qarkullim.
Kryeministri australian, Tony Abbott, ka thënë të jetë i shokuar për faktin që qytetarët e tij po mbahen peng nga një person i armatosur, i cili thirret në motive politike.
Në anën tjetër, komisari i policisë së atjeshme, Andrew Scipione, ka konfirmuar edhe një herë se prioriteti i tyre është shpëtimi i të gjitha pengjeve pa pësuar.
“Ky është qëllimi ynë kryesor dhe kështu do të mbetet”, ka thënë ai.

No comments:

Post a Comment