Qytetarët e Komunës së Podujevës në këto ditë të ftohta dimri janë duke u përballur me ndërprerje drastike të energjisë elektrike nga KEDS-i.
Ndërprerjet e shpeshta të furnizimit me energji elektrike, me orë të tëra, në tërë territorin e komunës së Podujevës, po e rëndojnë jetën qytetarëve në këto ditë dimri kur temperaturat po bien vazhdimisht, thuhet në reagimin e Agim Veliut,kryetar i Komunës së Podujevës.
Sipas tij, për ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike pa asnjë orar, KEDS-i nuk ka dhënë asnjë informatë.
“Duke qenë se situata e krijuar në mungesë të energjisë elektrike është e papërballueshme për qytetarët llapjanë, kërkojmë nga KEDS-i që sa më parë të ndërmarrë masat e duhura dhe të ofrojë furnizim të rregullt me energji elektrike në komunën e Podujevës.
Njëherësh kërkojmë nga kjo kompani që të japë sqarime për mungesë të furnizimit me energji elektrike në Komunën e Podujevës”, thuhet në reagimin e kryetarit.
No comments:
Post a Comment