Wednesday, December 10, 2014

“Haraçi” i Komunës, 480.000 euro familjes Hasi

Familja Hasi nga Drenasi ka fituar edhe një kontest gjyqësor me Komunën e Drenasit, në vargun e shumë proceseve gjyqësore që janë duke u zhvilluar nëpër gjykata në mes të Komunës dhe kësaj familjeje.
Komuna e cilëson aktgjykimin të paligjshëm. Kuvendi i Komunës i ka shpallur jovalide të gjitha vendimet që i kanë marrë organet e dhunshme serbe, përfshirë edhe vendimin për kthimin e tokës së familjes Hasi, duke precizuar se vendimin për kthimin e tokave, siç kanë thënë në komunë, “njëherë janë kompensuar në procesin e komasacionit (janë ndërruar për tokë).

No comments:

Post a Comment