Mesfushori i Borussia Mönchengladbachut, Christoph Kramer, vazhdon të mbetet objektiv i Real Madridit.
Ai pëlqehet nga trajneri italian, Carlo Ancelotti, i cili është i interesuar ta transferoj në skuadër gjatë janarit pasi Luka Modric, Sami Khedira ose James Rodríguez kanë probleme me lëndimet.
Kurse, pas ndeshjes me Lodogoretsin, strategu italian e ka pranuar se i pëlqen reprezentuesi gjerman, i cili kushton rreth 10 milion euro.
"Nuk mund të flas për lojtarët të cilët nuk janë në Madrid. Por, është një lojtar që më pëlqen Më pëlqejnë shumë mesfushorët.", ka deklaruar ai.
No comments:
Post a Comment