Wednesday, December 10, 2014

Deda: Koalicioni Thaçi-Mustafa i tmerrshëm, Thaçi-Mustafa-Jablanoviq edhe më i tmerrshëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka theksuar se rreth 47 deputetët që kanë votuar kundër këtyre institucioneve, mund të quhet si opozita formale, por jo reale.
Sipas tij, opozita reale është ajo që ai e quan “jashtë Kuvendit”, përkatësisht ata të cilët sipas tij, kërkojnë ndryshime.
Deda, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka folur edhe për atë se si institucionet e Kosovës janë në gjendje të bëjnë kompromise në raport me serbët e Kosovës, përkatësisht me Serbinë.
“Ne shohim që pa kurrfarë problemi mirret për obligim që në territorin e bashkësisë së komunave serbe të krijohet status special. Mandej e kemi një pikë dubioze që është e pa definuar e që ka të bëjë më kthimin e pronës, Kishës Ortodokse Serbe dhe këta, Mustafa e Thaçi, e vendosin atë nënshkrim pa problem”, ka thënë Deda.
Ai gjithashtu ka shtuar se gjithashtu është e pakuptimtë që të merret për obligim kthimi i serbëve në Kosovë, dhe siç, vlerëson ai “nuk merret asnjë obligim për kthimin e shqiptarëve”.
“Koalicioni Thaçi-Mustafa është i tmerrshëm, por Koalicioni Thaqi-Mustafa-Jablanoviq edhe më i tmerrshëm”, ka konstatuar Deda.

No comments:

Post a Comment