Wednesday, December 10, 2014

Çfarë po ngjet me profilin e Isa Mustafës në FB? Fshin edhe Statusin për Armend Zemajn!

Isa Mustafa e ka larguar para pak çastesh postimin për Armend Zemajn. Statusi i fundit i Mustafës ka mbetur ai i 8 nëntorit që iu kishte drejtuar kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli. Nuk është rasti i parë që Mustafa fshinë statuset e tij në Facebook.

Nëse Kryeministri i ri ka probleme teknike me Facebook apo nuk po e duron “stream” të lexuesve dhe komentuesve është e paqartë por për këtë duhet dhënë një shpjegim sepse Mustafa nuk po rehatohet kurrsesi me proflin e tij në FB.
Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga Armend Zemaj të tregojë se cilët janë Ministrat e tij që kanë vrarë shqiptarë. Kjo përgjigje e Mustafës vjen pak ditë pasi Armend Zemaj tha se nuk e voton Qeverinë PDK-LDK pasi aty ka njerëz që kanë vrarë shqiptarë.

No comments:

Post a Comment