Tuesday, December 9, 2014

Daçiq: S’heqim dorë as nga BE-ja, dhe as nga Kosova

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq deklaroi se Serbia nuk heq dorë as nga euro-integrimet, por edhe as nga qëndrimi nismëtar se “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Në këtë çast askush PARA nesh nuk paraqet një pyetje të tillë që ne të detyrohemi asaj t’i përgjigjemi”, tha Daçiq gjatë një emisioni mbrëmë në Radiotelevizionin e Serbisë.
I pyetur të komentojë deklaratën e presidentit serb Tomislav Nikoliq se Serbia do të detyrohet të zgjedhë në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, Daçiq tha se Nikoliq këtë përfundim e ka nxjerrë nga deklarata e Johannes Hahnit se vendet duhet t’i zgjidhin kontestet e veta territoriale PARA se të hyjnë në BE.
“Si ministër i Jashtëm unë shoh vetëm atë që është formale, ndërsa formalisht askush përpara Serbisë nuk ka nxjerrë një kërkesë të tillë”, ka thënë Daçiq.

No comments:

Post a Comment