Liverpool dhe Basel do të përballen sonte në Anfield, nga ora 20:45, në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ekipit zviceran, ku aktivizohet treshja kosovare, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka dhe Arlind Ajeti, i nevojitet vetëm një pikë për të kaluar fazën e grupeve, derisa Reds vetëm me fitore mund të vazhdoj tutje.
Paulo Sousa, trajneri i ekipit zviceran, beson se lojtarët e Baselit e meritojnë kalimin në fazën tjetër dhe ta shkruajnë historinë e klubit.
“Djemtë dhe stafi im synojmë të shkruajmë një tjetër faqe fantastike në historinë e Bazelit. Dhe kjo është diçka që ne duam -. Arritje pas arritje, kjo është ëndrra. Kjo është diçka që ne jemi duke punuar për të, kjo është diçka që ne e meritojmë.", ka deklaruar ai.
Grupi A
Juventus - Atletico Madrid
Olympiakos - Malmo
Grupi B
Liverpool - Basel
Real Madrid - Ludogorets
Grupi C
Benfica -Bayer Leverkusen
Monaco - Zenit St. Petersburg
Grupi D
Borussia Dortmund -Anderlecht
Galatasaray - Arsenal
Të gjitha ndeshjet ftillojnë në ora 20:45

No comments:
Post a Comment