Tuesday, December 16, 2014

BE-ja, Serbisë: Marrëveshja e Brukselit para hapjes së kapitullit të parë

Serbia do të jetë në gjendje që të hap kapitullin e parë për hyrje në Bashkimin Evropian, vetëm pas zbatimit në tërësi të Marrëveshjes së Brukselit.
Komisioneri evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Johannes Hahn, pohoi se “Brukseli zyrtar në mënyrë të qartë këtë ia ka bërë të ditur autoriteteve të Serbisë gjatë një vizite të fundit në Beograd”, transmeton Telegrafi. 
Përkundër faktit se Kosova në disa muajt e fundit nuk kishte qeveri, ky nuk është justifikim për vonesat në zbatim e marrëveshjes nga pala serbe.
Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, sot do të duhet të miratojnë konkluzionet për ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Serbinë.
Megjithëse, disa prej ministrave pohojnë se autoritetet serbe janë përgatitur për të hapur kapitullin e sundimit të ligjit dhe të lirive themelore për anëtarësim, nuk dihet nëse kapitulli i parë së shpejti do të hapet.
Dokumenti thotë se "Këshilli i Ministrave i kërkon Serbisë që të harmonizojnë gradualisht politikën e jashtme dhe të sigurisë, në kuadër të Kornizës Negociuese të BE-së (BE-Serbi)", edhe pse nuk përmenden në mënyrë specifike sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.
Ministrat kujtojnë se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën sipas Kapitullit të 35-të duhet të bëhet paralelisht me përparimin në negociatat e përgjithshme, ndërsa ky kapitull duhet të hapet në fillim të bisedimeve BE-Serbi.

No comments:

Post a Comment