Tuesday, December 16, 2014

Shpend Ahmeti: Burimet e shpifjes po vazhdojnë, por ne s’do të ndalemi

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me siç i quajti ai shpifjet që po vazhdojnë të bëhen me qëllim të diskreditimit të punës në Prishtinë. Por, ai tha se këto shpifje nuk do të arrijnë ta ndalin punën, por përkundrazi do t’i bëjnë më të përkushtuar deri në bërjen e qytetit.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e kryetarit të Prishtinës.
Sikurse edhe çdo ditë të këtij viti "burimet" e shpifjes vazhdojnë që të shfrytëzojnë dhe keqpërdorin çdo ndjenjë të qytetarëve për të shtrembëruar fakte, sajuar storie me qëllim të ndarjes së qytetit dhe tentimit të diskreditimit të punës tonë në Prishtinë. Çdo sukses në Prishtinë tentojnë ta shtrembërojnë e përulin. PARA disa javëve në natën kur u lëshua ngrohja dolën me titullin "shpendi mashtron" edhe pse pas disa orëve u pa se ata mashtrojnë sikurse çdo ditë të vitit.
Sot sajuan storie fetare vetëm e vetëm të shtojnë edhe një sulm të paqenë. Edhe një shpifje të radhës. Edhe ndryshime të ligjeve vetëm për ta bërë gënjeshtrën e tyre më të besueshme.
Por kjo nuk na mbush me inat. Përkundrazi, na bën më të përkushtuar, më të sinqertë deri në bërjen e qytetit.
Kritikat do t’i pranojmë me zemërgjerësi dhe reflektim. Shpifjet do t’i sulmojmë ashtu siç e meritojnë. Premtimet do t’i realizojmë ashtu siç kemi bërë gjatë gjithë vitit. Paranë publike do ta ruajmë. E qytetarin do ta respektojmë pa dallime.
E ata le të vazhdojnë të shpifin sepse nuk do të na ndalin.

No comments:

Post a Comment