Monday, December 15, 2014

Njesitet e UÇK-së: Ne i sulmuam stacionet policore në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë (FOTO)

Në një komunikatë drejtuar portalit TetovaSot nga e ashtuquajtuara Ushtria Çlirimtare Kombëtare, të cilët kanë marrë përgjegjësin e sulmit që ndodhi në orët e mbrëmjes së 9 dhjetorit ndaj stacioneve policore si në Bit Pazar të Shkupit, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë.
“Mbrëmjen e datës 9 dhjetor në orën 20.00 njesitet Ushtarake Çlirimtare Kombëtare në mënyrë të kordinuar goditën në afërsi godinat e Stacioneve policore në Bit Pazar të Shkupit, Njësin speciale “Ilinden” në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë
Goditjet e kordinuara dhe të kontrolluara rrezulltuan pa humbje e lëndime njerzore”, thuhet në komunikatën e UÇK-së. /TetovaSot/

No comments:

Post a Comment