Tuesday, January 6, 2015

Përplasen për Agjencitë

Dy partitë e koalicionit kanë filluar betejën për t’i vendosur në krye të Agjencive njerëzit e tyre.
Burime të gazetës ‘Zëri’ kanë thënë se po bëhen “pazare” që posti i kryeshefit të Agjencisë për Produkte Medicinale t’i takojë dikujt nga LDK-ja, kurse ai për Agjencinë e Rrezatimit t’i lihet PDK-së.
Në Ministrinë e Administratës Publike thonë se po i presin pëlqimet prej ministrave të rinj, që t’i vazhdojnë apo anulojnë konkurset për këto pozita. /Zëri/

No comments:

Post a Comment