Tuesday, January 6, 2015

Në veri mbetet shqetësim kthimi i shqiptarëve

Zyra për Kthim e Komunës së Mitrovicës, njofton se gjatë vitit 2014 janë kthyer tetë familje me gjithsej 30 anëtarë, prej të cilave një familje e komunitetit boshnjak, dy familje ashkali, dhe pesë familje rome. Ndërsa numri i të kthyerve të komunitetit shqiptar në pjesën veriore, bazuar në informatat që posedon zyra në fjalë, mbetet i vogël dhe nuk është konform kërkesave.
Sipas koordinatorit për kthim në këtë komunë, Bedri Sadiku, ka kthim spontan dhe të pakontrolluar të komunitetit romë e ashkali në Lagjen e Romëve dhe në Lagjen 2 Korriku, të cilët nuk lajmërohen në zyrën për kthim.
Ndërkaq, sa u përket familjeve shqiptare që nuk po kthehen në veri, ai tha se kjo është për shkak të pengesave në ndërtime në atë pjesë, përkundër përpjekjeve maksimale të organeve komunale dhe atyre qendrore.

Kurse sa i përket moskthimit të komunitetit serb në pjesën jugore të qytetit, kjo po ndodh për shkak të mos interesimit të komunitetit në fjalë për tu kthyer dhe as që është bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim, me gjithë orientimet e zyrës që çdo kush të kthehet në pronën e vet.

No comments:

Post a Comment