Friday, January 2, 2015

Humbësi i vitit - Behgjet Pacolli (Video)

Në vitin 2014, Behgjet Pacolli ka kryer punë sa për ta lënë punën e politikës.


Fitorja e pritshme në Gjakovë dhe shokuese në Mitrovicë, nuk e ndihmuan AKR-në e Pacollin në luftën e moçme për mbijetesë, raporton Interaktiv i KTV-së.
Pacolli bëri fushatë të madhe e të shtrenjtë duke premtuar sërish vende pune, e duke folur për sukseset që besonte se njerëzit e partisë së tij kishin arritur në Qeverinë Thaçi 2, përcjell koha.net.
Shifra magjike e 5 për qind nuk do të arrihej pas një sërë numërimesh e rinumërimesh. Ish-partnerë të koalicionit si Mustafa i E15, Agim Ceku e PSD-ja, si dhe PD-ja e Aganit, tashmë e kishin lënë. AKR-ja doli jashtë skenës politike parlamentare, në kohën që mendonte se mund të ecte vetë.
Pas një pushimi shëndetësor, Pacolli u kthye në publik duke folur për historinë e politikën e jashtme, dhe tha se solli në Gjakovë Volvon për të hapur vende pune. Por, për partinë e tij milionere ardhmëri s’duket të ketë.

No comments:

Post a Comment