Tuesday, December 9, 2014

Zemaj: Deri në vdekje me LDK-në, por s’votoj për qeverinë me dosje kriminale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka sqaruar për media arsyet pse ka votuar kundër qeverisë Mustafa.
Ai ka deklaruar se nuk mund ta votojë një qeveri, pjesë e të cilit janë persona me dosje kriminale, duke shtuar se nuk është kundër Isa Mustafës, mirëpo personave me dosje kriminale që janë pjesë e qeverisë.
“Deri në vdekje do të jem me LDK-në, mirëpo çdo herë do të jem në shërbim të ligjit dhe së drejtës”, ka thënë Zemaj.
Ndryshe, Zemaj ka qenë njëri nga deputetët që ka votuar të hënën edhe kundër kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. 

No comments:

Post a Comment