Opozita kundërshtoi pjesëmarrjen e Marko Djuricit në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke pyetur se çka kërkonte ai në formimin e qeverisë.
Donika Kada-Bujupi nga AAK pyeti qeverinë se pse iu deshtë prania e Marko Djuricit në Kuvend në periudhën e formimit të qeverisë së Isa Mustafës.
Ajo shtoi se në seancë nuk u lejua madje as debati. Sipas saj, kjo qeveri nuk do të punoj në të mirën e qytetarëve.
Nisma për Kosovën tha se do të punojnë për t’i shkurtuar jetën kësaj fatkeqësie që e ka marrë Kosovën, duke e quajtur fatkeqësi qeverisjen e LDK-së dhe PDK-së.
Ndërkaq, Xhavit Haliti, nënkryetar i kuvendit i quajti të natyrshme dhe legjitime reagimet e opozitës dhe tha se ato fillojnë qysh nga përfundimi i zgjedhjeve.
No comments:
Post a Comment