Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin njohur me njëri tjetrin shumë kohë më parë. Ata të dy ishin pjesë e celulave të PARA të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I pari, Hashim Thaçi, vendosi që përpos pushkës, të shërbejë edhe si shef i Drejtorisë Politikë të UÇK-së, e që më pas u bë edhe bashkëudhëheqës i delegacioni të Kosovës në konferencën e Rambujesë.I dyti, Kadri Veseli, kreu punë në heshtje deri PARA pak vitesh, duke drejtuar ish Shërbimin Informativ të Kosovës. “Luli” siç njihej në luftë Veseli, tashmë është kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe zëvendës i Thaçit në PDK.
Pas luftës, shumëkush e ka parë emisionin ekskluziv të Blendi Fevziut për ditët e para të çlirimit të Kosovës, si dhe marrëveshjës së arritur ndërmjet KFOR-it dhe komandantëve të UÇK-së, në krye me kryeministrin e përkoheshëm të asaj kohe, Hashim Thaçi. Mirëpo pakush e ka njohur Kadri Veselin aso kohe.Xhirimit e emisionit Opinion të Fevziut janë realizuar vetëm dy ditë pas hyrjës së forcave të NATO-s në Kosovë, në qershor të vitit 1999. Në një pjesë të emisionit shihet arritja e Thaçit nga Tetova në Kleçkë me një helikopter të NATO-s. Posa zbret ai dhe të tjerët, i pari që i pret është Kadri Veseli.Bashkë me ish kryeministrin e Kosovës në udhëtimin e tij nga Tetova për në Kosovë ishte edhe politikani i shquar shqiptar, i ndjeri Arbën Xhaferi.

No comments:
Post a Comment