Wednesday, December 10, 2014

Veseli: Nuk do të doja, por Gjykata Speciale do të krijohet


Edhe pse Kadri Veseli, ka qenë edhe njëri prej figurave kryesore në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale, do ta nxjerrë në Kuvend dhe do ta kalojë atë.
Kjo, vetëm për siç thotë Veseli, për të pastruar të gjitha dyshimet që janë hedhë mbi luftën e drejtë të kësaj ushtrie.
Veseli, në një intervistë për Klan Kosova, tha se për të, në aspektin personal është e vështirë që të votojë dhe të nxjerrë një ligj si ai, për krijimin e Gjykatës Speciale, dhe se një gjë e tillë nuk do duhej të ndodhte, por për të pastruar dyshimet që janë vënë për luftën e kësaj ushtrie, Veseli tha se duhet të krijohet.
“Ne do të realizojmë obligimet ndërkombëtare për të treguar që lufta jonë ka qenë e drejtë dhe në këtë kontest do ta nxjerrim edhe ligjin për krijimin e gjykatës speciale”, ka thënë Veseli.

No comments:

Post a Comment