Wednesday, December 10, 2014

Ja pse Jakup Krasniqi nuk ia dorëzojë mandatin Kadri Veselit?

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk mund t’ia dorëzojë mandatin Kadri Veselit. Me 17 korrik, ai ia ka dorëzuar këtë mandat kryeministrit të tashëm Isa Mustafa. Ky i fundit ka qëndruar në kabinetin parlamentar, aty ku është vendosur tash Veseli, derisa Gjykata Kushtetuese nuk e ka pezulluar emërimin e tij në krye të Kuvendit, transmeton Indeksonline.
Kështuqë, as me Kushtetutë, as me Rregullore të Punës së Kuvendit, nuk parashihet që një udhëheqës institucional t’ia bart mandatin dy personave. Ndryshe do të qëndronte puna, sikur Gjykata Kushtetuese, ta kthente mandatin e Kryesisë së vjetër të Kuvendit, ta pezullonte emërimin e dy nënkryetarëve të rinj të Kuvendit dhe ta zhbënte edhe votimin e deputetëve të legjislaturës së pestë.
Por këtë s’e ka bërë!. Andaj, Veseli ka pasur fatin që të hyjë në zyrë pa pranim të detyrës nga pararendësi, përkatësisht nga ish-bashkëpartiaku, Krasniqi

No comments:

Post a Comment