Njohës të zhvillimeve politike thonë se funksioni që ka marrë në Qeveri është i kalkuluar. Sociologu Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se prezenca e Thaçit në Qeveri tregon fuqi më të madhe sesa thjesht dy funksionet që mban.
Juristi Dren Doli ka shprehur bindjen se një ministër i Jashtëm aktiv, dhe për më tepër lider i partisë më të madhe në vend, do të mund të dominojë çdo rol të kryeministrit dhe të presidentit në politikën e jashtme.
Sipas tij, zgjedhja që kreu i PDK’së të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm duhet të jetë e llogaritur që t’i shërbejë atij të arrij dy qëllime.
Kurse, Artan Muhaxhirri, sociolog, po kështu ka shprehur mendimin se do të jenë më dobi dy pozitat ne ekzekutiv që Thaçi do ti ketë përkohësisht.

No comments:
Post a Comment