Wednesday, December 10, 2014

Sulmohen stacionet policore në Tetovë dhe Kumanovë

Dy shpërthime kanë ndodhur mbrëmë në afërsi të stacioneve policore në afërsi të stacioneve policore në Tetovë dhe Kumanovë të Maqedonisë, me ç’rast nuk ka pasur të plagosur dhe as dëme të mëdha materiale.

Informatat e para jozyrtare flisnin se në këto qytete janë sulmuar stacionet policore, respektivisht se shpërthimet kanë ndodhur brenda tyre, por këto informata më vonë u konstatua se janë të pasakta.
Zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski ka deklaruar për televizionin Alsat-M ka deklaruar se rreth orës 20 ka pasur detonim, por jashtë stacionit policor dhe se nuk ka dëme materiale ose në njerëz.
“Në orën 19.50 ka pasur detonim në afërsi të oborrit të stacionit policor. Ekipet e MPB-së dhe anti-terrorizmit po hetojnë arsyet e detonimit. Nuk kemi informacion nëse bëhet fjalë për mjet eksploziv apo diçka tjetër”, ka thënë Josifovski.
Dy orë më vonë, rreth orës 22, një detonim i fuqishëm është dëgjuar edhe në afërsi të stacionit policor të Kumanovës. Sipas informatave të parë, një bombë dorë ka shpërthyer në një kanal afër policisë, me ç’rast nuk ka të plagosur dhe vetëm është dëmtuar një veturë. Raportohet se në këtë qytet është shtuar dukshëm numri i forcave policore

No comments:

Post a Comment