Monday, December 15, 2014

Thaçi kujton 1 vjetorin e hapjes së llogarisë së Facebookut

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 1 vjetorin e hapjes së llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.
Thaçi ka falënderuar të gjithë ndjekësit e tij për mesazhet, komentet e sugjerimet.
Ja edhe postimi i plotë i Thaçit: 
Sot mbushet plot një vit që kur kam filluar të përdor këtë llogari në facebook dhe shpreh mirënjohjen time ndaj 278 mijë ndjekësve për komunikimin intensiv të deritanishëm. Gjatë këtij viti kam pasur nderin dhe kënaqësinë e një ndërveprimi të dobishëm me të gjithë ju, duke marrë disa milionë mesazhe, komente, likes dhe shares. Kjo ka qenë një përvojë jashtëzakonisht e vlefshme për mua pasi më ka mundësuar të komunikoj drejtpërdrejtë me ju dhe të kuptoj e mësoj shumë prej reagimeve, komenteve, kërkesave, rekomandimeve dhe sugjerimeve tuaja.
Ju siguroj që do vazhdoj të jem shumë aktiv me komunikimin tonë në facebook dhe ju falenderoj përzemërsisht për mbështetjen dhe angazhimin tuaj. HTH

No comments:

Post a Comment