Monday, December 15, 2014

Mustafa takon ambasadorin Cliff dhe Balla

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cameron Cliff, si dhe ambasadorin e Hungarisë, Lorant Balla.
Ambasadori britanez Ian Cameron Cliff ka uruar kryeministrin Isa Mustafa për zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit dhe ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Duke e falënderuar ambasadorin Cliff, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur angazhimet dhe përkushtimin e Qeverisë së re të Kosovës për të ndërtuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët e saj.
Në këtë drejtim mbështetja e miqve të Kosovës është e mirëseardhur për Kosovën, ka thënë kryeministri Mustafa.
Edhe në takimin e kryeministrit Isa Mustafa me ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Lorant Balla, janë shprehur përgëzimet për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës dhe është manifestuar gatishmëria për bashkëpunim midis dy vendeve.
Me këtë rast, ambasadori hungarez i dorëzoi kryeministrit Isa Mustafa, telegramin e urimit të kryeministrit të Hungarisë, Viktori Orban.

No comments:

Post a Comment