Wednesday, December 10, 2014

SKANDALOZE: Jabllanoviq nuk e nënshkruan betimin për qeverinë e re (Video)

Pasi deputetët serbë morën çfarë deshën për t’u kthyer në Kuvendin e Kosovës, ministri i sapoemëruar për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq nuk e nënshkroi as betimin për qeverinë e re, me simbole të Kosovës.
Ai e mori dhe e mbylli pa e firmosur dokumentin e betimit, edhe pse një gjë e tillë sanksionohet me Kushtetutë, në nenin 95 të të cilës thuhet se: “Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj”, raporton Top Channel.
Ky veprim i Jabllanoviqit bie në kundërshtim edhe me Rregulloren e Kuvendit: Neni 29, ku flitet për zgjedhjen e zgjedhja e Kryeministrit dhe e Qeverisë, në pikën e 6 të këtij neni thuhet: “Pas zgjedhjes, anëtarët e Qeverisë betohen në Kuvend. Procedura e betimit rregullohet më ligj”.
Për më tepër ju ftojmë ta ndiqni kronikën në vijim, për të parë se si Jabllanoviq nuk e nënshkroi fare deklaratën e betimit.

No comments:

Post a Comment